TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fama e këngëtareve shqiptare bënë që interesimi i medias dhe publikut edhe për partnerët e tyre të jetë mjaft i madh.
Njohja, lidhja, krizat e ndryshme madje edhe ngjarje që kanë të bëjnë vetëm me parnerët e tyre, përhapen shpejt dhe bëjnë bujë të madhe.
Padyshim që ato që më së shumti u përfolen ishin problemet me ligjin që kishin të dashurit apo bashkëshortët e yjeve të skenës sonë.
Anabel ka renditur disa nga historitë dhe partnerët problematik të Albëries, Rrezartës, Dafinës, Tunës dhe Artës.
Albërie Hadërgjonaj dhe Mentor Hadërgjonaj
Mentor Hadërgjonaj, me të cilin këngëtarja është martuar që në moshën 15-vjeçare, është arrestuar në vitin 2001 dhe është dënuar me 7 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike. Ai e ka kryer të plotë dënimin dhe siç ka thënë vetë Albëria për revistën “Anabel” në vitin 2011, ajo i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. “Vitet e rinisë sime i kalova me trasta në duar duke i çuar ushqime në burg,” ka thënë ajo duke shtuar se pas daljes së tij, gjërat nuk ishin njëlloj dhe për këtë arsye, ata u ndanë për rreth 6 muaj dhe pas rikthimit, ajo është shprehur se ishte një grua e lumtur tashmë. Megjithatë, në vitin 2015 Albëria, e cila ka dy vajza me Mentor Hadërgjonaj, është përfolur se ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti. Ju kujtojmë që dhe ish-bashkëshorti i Albëries është arrestuar sërish ditën e djeshme (e martë), pas një konflikti më vëllanë e tij.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha
Emri i bashkëshortit të këngëtares Shkurta zuri të gjithë titujt e mediave shqiptare rreth një vit më parë, kur ai u arrestua në lidhje me një skandal trafiku droge. 40-vjeçari, nip i ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili prej rreth një viti ka dalë nga burgu. Ai dhe këngëtarja kanë një vajzë së bashku dhe herë pas here, Rezarta Shkurta bën postime në rrjetet sociale që tregojnë se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e fortë.
Dafina Zeqiri/Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj
Ish i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, në vitin 2012 është denoncuar për rrahjen me mjete të forta të reperit Ledri Vula, me të cilin Dafina prej pak kohësh kishte nisur një lidhje të re. Pas kësaj ngjarjeje, Ledri është ndarë nga Dafina Zeqiri dhe mori një pauzë nga muzika. Çoçaj në vitin 2015 nuk është paraqitur në gjykatë për t’u përballur me akuzat dhe ende nuk dihet nëse procesi gjyqësor kundër tij ka përfunduar. Aktualisht Krenari është i lidhur me një tjetër vajzë të njohur të ekranit, moderatoren Luana Vjollca.
Tuna dhe Cozman
Ata ishin padyshim çifti më i përfolur i showbiz-it, por arrestimi i reperit në korrik 2015, duket se u bë shkak i problemeve të shumta në çift, që përfunduan me ndarjen e tyre. 30-vjeçari u arrestua për akuzën “shitje dhe prodhim lëndësh narkotike”. Por, Cozman i ka shpëtuar burgut duke u dënuar me tre vite liri me kusht.
Arta Bajrami dhe Xhemajl Xhimi Sekiraqa
Bashkëshorti i këngëtares është vënë në pranga pak ditë më parë nga policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje. Por, ky nuk duket të jetë problemi i tij më i madh, pasi Sekiraqa gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në lidhje me një vjedhje ari në Kuvajt. Ai dhe Arta Bajrami kanë një vajzë së bashku.