TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në 50 numri i viktimave në Tajvan, pasi një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat brenda një tuneli. Mes viktimave ishte edhe shoferi 33-vjeçar, si dhe një vajzë 6-vjeçare.
Më shumë se 150 persona janë dërguar në spitale me lëndime, dy prej të cilëve më vonë vdiqën. Nga viktimat, 40 persona ende nuk janë identifikuar. Drejtuesi i trenit ishte një i ri i martuar së fundmi nga Taipei, njoftoi United Daily Neës (UDN) i Tajvanit.
Autoritetet rishikuan numrin e të vdekurve nga 51 dhe thanë se një shtetas francez ishte midis të vrarëve, ndërsa dy njerëz nga Japonia dhe një nga Macau ishin midis të plagosurve.
Një pasagjer tregoi se ai dëgjoi një zhurmë të madhe dhe pastaj ra pa ndjenja. Kur ai u zgjua, ishte errësirë dhe njerëzit po përdornin telefonat e tyre për të bërë dritë.
“Nuk mund ta duroja atë që po shikoja. Shumë njerëz ishin shtrirë”, tha ai.
Shkaku i përplasjes është nën hetim, por policia tha se indikacionet e hershme sugjeronin që një automjet mirëmbajtje i parkuar gabimisht në një rrugë mbi shina rrëshqiti në një argjinaturë, duke goditur vagonat e pasme të trenit. Shumica e viktimave ishin në dy vagonët e parë, thanë autoritetet.