AKTUALITET, 14 Janar 2020, 19:50

“Gjushi dhe Bushi ‘po bëjnë letrat’”, Paloka reagon pas arrestimeve masive në Tiranë për tërmetin

“Gjushi dhe Bushi ‘po bëjnë letrat’”, Paloka

Pas arrestimeve masive nga policia e Tiranës të dhjetra zyrtarëve e ish-zyrtarëve, mes tyre dhe ndërtues në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka kujton faktin se në Thumanë humbën jetën nga tërmeti 24 persona, duke i cilësuar ata viktima të neglizhëncës dhe abuzimit të kryetarit të bashkisë së Krujës Artur Bushi.

REAGIMI I PALOKËS

Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.

Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.

Po nderkohe qe Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat”, arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë.

Kujtojmë se megaaksioni i policisë çoi në shoqërimin e 40 personave pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.