TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona pjesë e një grupi turistësh kanë rënë në një humnerë në zonën e njohur si ‘Shpella e Pëllumbasit’ në periferi të Tiranës.
Sipas policisë, njëri nga personat është në gjendje të mirë pasi ka mbetur në grykë të kanionit, ndërsa për personin tjetër po punohet për gjetjen dhe nxjerrjen nga uji.
Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:
Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.