AKTUALITET, 23 Korrik 2019, 13:17

Fshati në Shqipëri që po terrorizohet nga hajdutët, vidhen, bagëti, motorë dhe makina

Fshati në Shqipëri që po terrorizohet nga hajdutët, vidhen,


Banorët e fshatit Belinë të Patosit janë terrorizuar pasi në këtë fshat kanë ndodhur shumë vjedhje muajt e fundit.  Banorët  sot janë mbledhur në një protestë përpara prefekturës së Fierit dhe kërkojnë hetime.

Mësohet se banorëve iu janë vjedhur, bagëti,pompa, motorë dhe makina. Ata u shprehën se policia po mbulon ngjarjen.

“Kemi denoncuar në polici por nuk është marrë asnjë masë. Kemi frike të rrimë në shtëpitë tona,”-thanë ata.