AKTUALITET, 8 Maj 2021, 20:23

“Besimi më i mirë është te durimi”, Meta uron Natën e Kadrit: Na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed

“Besimi më i mirë është te durimi”, Meta uron
Presidenti Ilir Meta iu uron Natën e Kadrit të gjithë besimtarëve myslimanë. Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta thekson se kjo natë e bekuar, në të cilën zbriti Kurani, na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Urimi i Metës: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!"

"Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj". Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit,...

Posted by Ilir Meta on Saturday, May 8, 2021