AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 21:48

Gjendet një person i pajetë në Linzë, policia: Dyshohet se u vetëvra me pistoletë

Gjendet një person i pajetë në Linzë, policia: Dyshohet se u

Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë në Linzë.

Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet, L. T.

Ai dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55.

"Më datë 03.09.2021, rreth orës 20:55, në Linzë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi L. T., 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.