AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 19:35

Maqedonia e Veriut shënon numër të lartë viktimash dhe 722 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut shënon numër të lartë viktimash dhe 722

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6013 persona.

Nga testimi i 5865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 14.998.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur dhe pesë në Tetovë. Nga tri viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar, nga dy në Strugë dhe Kërçovë ndërsa nga një në qytetet e Ohrit, Shtipit, Strumicës dhe Kriva Pallankës.

Gjatë kësaj periudhe, 480 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar.