TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet në shtetin afrikan të Botsvanës prezantuan përpara publikut një diamant gjigant që mendohet të jetë guri i tretë në botë për nga madhësia. Guri i çmuar 1098 karatë u prezantua nga presidenti Mokgweetsi Masisi, një javë pasi ai u gjet nga kompania “Debswana”.
Diamanti është vetëm pak më i lehtë se ai i vendit të dytë, i cili po ashtu u gjet në Botsvana në vitin 2015.
“Ky është diamanti më i madh i gjetur nga “Debswana” në historinë 50-vjeçare të kërkimeve të saj”, tha Lynette Armstrong, një prej drejtueseve të kompanisë.
“Sipas analizave paraprake mendojmë se kemi të bëjmë me gurin e tretë të çmuar më të madh në botë”, shtoi ajo.
Diamanti më i madh në botë është Cullinan, 3.106 karat dhe u zbulua në Afrikën e Jugut.
Në vend të dytë është diamanti Lesedi La Rona 1.109 karat i cili ka madhësinë e një topi tenisi dheu zbulua në vitin 2015 në Karoëe në veri lindje të Botsëana.
