TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbenita Ismajli dhe Fero mirëpritën në jetë frytin e tyre të dashurisë pak javë më parë.
Dita e ardhjes në jetë e Ninës ishte sa e bukur dhe e trishtë për modelen pasi humbi pak orë më pas dhe të atin, i cili po luftonte me virusin. Së fundmi, Fero ka folur për këtë moment të vështirë gjatë një interviste për “Rudina”.
“Nina ka lindur rreth orës 1:30 të natës, fjetëm dhe kur u zgjuam të nesërmen morëm vesh lajmin tragjik.
Edhe Arbenita u mërzit shumë. Ka qenë e rëndë shumë. Ai e dinte se Arbenita do të lindte, por nuk e ka marrë lajmin që lindi,” është shprehur reperi. Sakaq, Fero u ndal gjithashtu dhe tek takimi i parë me Arbenitën.
“Jemi njohur në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Nuk ishte rastësisht kemi kontaktuar një kohë në rrjete sociale.
Pastaj jemi takuar dhe prej atij momenti jemi bashkë,” tha Fero.
