TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Keisi Medini është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Ajo fillimisht tërhoqi vëmendje për pamjen e jashtme, ndërsa më vonë u identifikua edhe për zërin e veçantë.
Mirëpo, përpara së gjithash, Keisi njihet si vajza e këngëtarit shumë të pëlqyer nga publiku, Sabiani. Ajo është pika e dobët e babit dhe ky i fundit e tregon në çdo rast.
Së fundmi, këngëtari ka realizuar një super tatuazh dedikuar të bijës. Në krahun e tij, këngëtari ka realizuar gjysmën e portretit të së bijës, bashkuar me gjysmën e fytyrës së një luaneshe.
Ishte vetë Keisi ajo që ndau foton e tatuazhit të Sabianit në InstaStory dhe me siguri duhet të jetë tepër e lumtur për këtë gjest të babait të saj.
