LIFESTYLE, 5 Shkurt 2019, 10:31

Gisele Bundchen: Ja pse nuk funksionoi lidhja me DiCaprion

Gisele Bundchen: Ja pse nuk funksionoi lidhja me DiCaprion

Për 5 vite me rradhë, supermodelja Gisele Bundchen dhe aktori Leonardo DiCaprio ishin çifti më “it” i momentit. Kombinimi dhe lidhja e tyre ishte më e përsosur se një skenar filmash. Ajo ishte një engjëll i Victoria’s Secret dhe njëkohësisht modelja më e paguar në botë, status ky që e mbajti për më shumë se një dekade. Ai nga ana tjetër ishte aktori bukurosh më i respektuar në Hollywood e më i dëshiruar nga femrat.

Supermodelja tanimë është e martuar me yllin e NFL, Tom Brady-n prej 10 vitesh. Ndërsa për Leon, lidhja 5 vjeçare me Gisele mbetet më e gjata. Së fundmi, Bunchen ka folur për lidhjen me aktorin dhe arsyen pse marrëdhënia e tyre ndaloi së funksionuari.

Gisele ka thënë se në atë kohë, ajo po punonte shumë por edhe nuk bënte jetë të shëndetshme.

Pa dijeninë e askujt, ajo po luftonte kriza paniku të cilat u bënë aq të theksuara sa pati edhe mendime vetëvrasje. Kjo e shtyu modelen drejt adaptimit të një jetë më të shëndetshme dhe lënien pas të veseve të këqija.

I thashë jo duhanit, alkoolit, punës me orare të zgjatura. Po bëhesha gjithnjë më e vetëdijshme për gjërat që nuk i doja më në jetën time. Unë isha e vetmja që po kërkoja ndryshime serioze, ndërsa ai qëndroi i njëjtë.”

Çifti i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2005. Një vit më vonë, Bundchen u njoh me Tom Brady-n në një ‘blind date’, e që atëherë nuk janë ndarë më kurrë.

E dua burrin tim dhe mbi të gjitha, kam besim te ai. Me Tom-in jam në gjendje të krijoj një shtëpi,” tha Gisele.