AKTUALITET, 16 Nëntor 2020, 20:20

Covid-19 hyn në burgun e Rrogozhinës, infektohen dy gardianë

Covid-19 hyn në burgun e Rrogozhinës, infektohen dy gardianë

COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Rrogozhinës duke infektuar dy gardianë të këtij institucioni.

Nuk dihet nëse ka edhe anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur të infektuar, por sot janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kavajë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.