AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 10:05

Plagosi me pistoletë 2 rumunët, shqiptari kapet me helikopter/ FOTO

Një shtetas kosovar në Austri ka plagosur me armë zjarri dy rumunë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat austriake shkruajnë se autori i dyshuar Jeton. N është kapur pas një ndjekjeje nga ajri me helikopter dhe në aksion kanë marrë pjesë rreth 60 policë.

Në momentin e sherrit, shqiptari dhe dy rumunët po qëndronin në kopshtin e shtëpisë së njërit prej rumunëve, ndërsa në mosmarrëveshje e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi ta.

Mediat vendase shkruajnë se motivi kryesor i përplasjes mes tyre ka qenë një femër dhe disa mosmarrëveshje financiare, por e gjitha do të zbardhet pasi të merren në pyetje tre të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë.