TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhenaro Gatuzo ka nisur me humbje karrierën e tij si trajner i Napolit. Ish-mesfushori i njohur italian ka drejtuar sot për herë të parë napolitanët në shtëpi, por ka dalë nga fusha i mundur 1-2 ndaj Parmës, që vazhdon të çuditë në elitën e futbollit italian duke u pozicionuar qetësisht në mesin e artë të klasifikimit.
Kulusevski, zbulimi i këtij sezoni te emilianët, ishte ai që shënoi golin e Parmës që në minutën e katërt pas një gafe të prapavijës së Napolit që mbylli pjesën e parë mes vërshëllimave të tifozerisë vendase që kontestoi skuadrën.
Për të kthyer sadopak qetësinë dhe entuziazmin mendoi Milik, i cili me kokë barazoi rezultatin në këtë sfidë. Por ndërsa Napoli krijoi raste dhe kërkonte golin e fitores, ai u shënua në anën tjetër në minutat shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë të dyshes Kulusevski-Zhervinjo, me këtë të fundit që gjeti rrjetën duke i dhënë suksesin skuadrës së tij.
Dy futbollistët shqiptarë të dy skuadrave, Elseid Hysaj dhe Kastriot Dermaku, ndoqën takimin nga pankina, pa u aktivizuar asnjë minutë në duelin e sotëm i cili pa Parmën që të kalonte pikërisht Napolin në renditjen e Serisë A.