TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi më 19 mars garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Në mesin e kandidaturave që ka shprehur interesin është dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, të cilën mazhoranca duket se është e gatshme ta mbështesë për ti dhënë një mandat të plotë.
Ndërsa, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ftuar në studion e Ora news, ka komentuar interesin e shprehur nga Arta Marku për kryeprokurore me mandat të plotë, pas hapjes së garës nga KLP më 19 mars.
“Pse jo, pse të mos mbështetet. Marku në atë detyrë ku është përkohësisht ka qenë një nga prokurorët e përgjithshëm që mesa mundësi dhe hapësira i ka krijuar ligji ka mbështetur deri në fund zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë por gara është e hapur.
KLP do ti sjellë Kuvendit tre kandidatura sipas përcaktimit kushtetues dhe ligjor dhe nëse Kuvendi i Shqipërisë me 3/5 e votave i jep mbështetje njërit nga këta kandidatë, le të zgjidhet më i miri,”-tha Manja.