TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët, nuk mund të udhëtojnë për asnjë arsye drejt Greqisë. Mësohet se pala greke në Kapshticë ka kthyer mbrapsht të gjitha makinat me targa shqiptare dhe nuk ka pranuar që ato të kalojnë kufirin.
Sipas njoftimit që u është bërë shqiptarëve, thuhet se Greqia, këtë fundjavë, nuk pranon asnjë shqiptar. Ky urdhër, mësohet se jetë në funksion deri ditën e hënë, ndërsa më pas, do të vijohet normalisht.
Më herët është njoftuar se jashtë Shqipërisë, mund të kalonin të gjithë ata shqiptarë që kishin një leje të posaçme për arsye shëndetësore apo çfarëdo tjetër, dhe ato me dokumenta greke.
Tashmë, çdo shqiptar, po kthehet mbrapsht.