TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me titullin kampion tashmë të hipotekuar, Liverpooli mund t’ia lejojë vetes hapat e gabuar, nëse mund të konsiderohen të tillë barazimet apo humbjet në këtë fund sezoni. Skuadra e Jurgen Kloppit barazoi 1-1 në “Anfield” (kishte marrë vetëm fitore në shtëpi) përballë Burnley-t, që vazhdon të luftojë për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Kampionët e saposhpallur të Aglisë qëndruan në epërsi të një goli, të shënuar nga Robertson (34’) deri në minutën e 69-të, kur Rodriguez përfitoi nga një top i mbetur në zonë, pas një vertikalizimi që nga mesfusha e miqve, duke barazuar shifrat. Gjithsesi, Liverpooli (93 pikë) është ende në lojë për të thyer rekordin e pikëve në një sezon, që mbahet me 100 pikë nga Manchester City, por duhet t’i fitojë të tria sfidat e mbetura me Arsenalin, Chelsea-n dhe Newcastle.
I largohet zonës së ftohtë West Hami, pas fitores 0-4 me Norwichin e vendit të fundit. Të gjithë golat për ekipin londinez u shënuan nga i njëjti autor, Michail Antonio.
Sukses shumë i rëndësishëm edhe për Watfordit, që iu imponua 2-1 skuadrës së Newcastle falë dygolëshit të shënuar me 11-metërsh nga Deeney, ndërsa për miqtë nuk vlejti për asgjë rrejta e Gayle.