Mediat greke shkruajnë se pak pas orës 14:00 të mesditës së sotme, në rrethana të paqarta, një fugon që transportonte shtatë oficerë të Policisë Greke u përplas me një mjet ku udhëtonte një 66-vjeçar.
Fatkeqësisht goditja për këtë të fundit rezultoi tragjike, duke humbur jetën në vend.
Po ashtu si pasojë e aksidentit u plagosën edhe tre policisë, të cilët janë transportuar në spital.
Hetimi paraprak për aksidentin kryhet nga Departamenti i Policisë Sidirokastro.
“Sot (3 janar 2021) rreth orës 14.10, në rrugën e vjetër nacionale Serres-Promachona, në kryqëzimin e Strymonochori, një automjet i drejtuar nga një vendas 66 vjeçar u përplas me një autobus shërbimi që transportonte personelin e Drejtorisë së Policisë Serre. Plgosja rezultoi fatale për shoferin 66-vjeçar dhe plagosjen e 3 oficerëve të policisë që ishin në fugonin e shërbimit. Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë Sidirokastro”, njoftuan autoritetet greke.