BALLKAN, 2 Janar 2021, 17:19

Me rrip në fyt, diplomatja nga Maqedonia gjendet e vdekur në Nju Jork

Me rrip në fyt, diplomatja nga Maqedonia gjendet e vdekur në Nju Jork


Një diplomate maqedonase është gjetur e pajetë në banesën e saj në New York mbrëmjen e djeshme.

Mediat në Shkup raportojnë se bëhet fjalë për diplomaten me inicialet M.V. 38-vjeç.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“I shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmve” thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Ajo u gjet në banesën e saj me rrip rreth fytit. Ministria e Jashtme në Maqedoni deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në SHBA për zbardhjen e plotë të rastit nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.