BALLKAN, 2 Janar 2021, 18:48

Specialja i përmbysi festat e fundvitit, flet gruaja e Nesim Haradinajt, kujton të kaluarën

Specialja i përmbysi festat e fundvitit, flet gruaja e Nesim Haradinajt,


Gruaja e Nesim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj ka folur për Vitin e Ri pa bashkëshortin e saj në krah. Në një intervistë për Gazetën Ekspress, ajo ka thënë se më parë e kanë organizuar gjithmonë Vitin e Ri me familjen e Nesimit në shtëpinë e tyre në fshatin Gllogjan të Deçanit. Ajo ka kujtuar momentet kur kalonin të lumtur të gjithë së bashku me prindërit e Nesimit dhe me fëmijët.

 “Kur kanë qenë fëmijët të vegjël të gjithë e kemi organizuar vitin e ri me familjen e Nasimit, vëllezërit, babanë e nënën. Kemi organizuar në një lokal të banesës sonë çdo herë. Me këngë e valle. Kuptohet Nasimi e babai i tij i ndjerë me sharki e çifteli duke kënduar. Ishin kohëra shumë të mira së bashku”, tha Gjejlone.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator, si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Më pas ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.