TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-sportisti italian, Antonio Rosi, shokoi botën e sportit pas një sulmi në zemër të pësuar këtë të diele gjatë zhvillimit të një turneu.
52-vjeçari, fitues i pesë medaljeve në Lojërat Olimpike në sportin e kanoeve, shkoi menjëherë në urgjencë duke qëndruar nën vëzhgimin e kardiologëve.
E gjithë Italia u prek nga ky lajm, pasi Rosi është një ikonë e këtij sporti në vendin fqinj madje mban dhe postin e nënsekretarit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali në vitin 2026.
Vetë sportisti reagoi duke bërë dhe shaka mbi gjendjen e tij.
"Pas 50 vitesh shërbim, ndihem si i ri tani", tha Rosi duke qetësuar tifozët italian.