TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas më shumë se një javë nga triumfi në Wembley, Roberto Mancini rikthehet të flasë për emocionet e forta që i dhurojë titulli i fituar në “Euro2020”: “Jemi të gjithë shumë të lumtur sepse i dhamë jetë një gjeje të jashtëzakonshme. Italia do të qëndrojë në librat e historisë.
Ndihem mirë si kampion Evrope, është një ndjesi shumë e bukur, jam absolutisht shumë i lumtur, në veçanti jam i lumtur për të gjithë italianët në të gjithë botën”, u shpreh Roberto Mancini për “Sport1” duke shtuar:
“Festuam, por gjithçka ndodhi aq shpejt sa më kaloi përpara syve si një film.
Nuk kishim përgatitur asgjë por u mirëpritëm nga shumë persona në rrugët e Romës, ishte thjeshtë shumë e bukur, një moment që ende e përjetoj”, u shpreh Mancini duke u rikthyer edhe një herë tek finalja e Wembley, tek penalltia e fundit që Donnarumma i priti Saka:
“Isha aq shumë i emocionuar në ato momente sa më shpërthyen lotët.
Kanë qenë 50 ditë të mbushua plot me emocione, për këtë arsye qava, sepse në ato momente u zhduk i gjithë tensioni. Një fitore kaq e madhe të bën akoma më shumë emotiv”, u shpreh Roberto Mancini.