TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan është vënë në kërkim të një fantazisti të ri fill pas largimit të Hakan Calhanoglu.
Sipas mediave spanjolle, “djalli” ka vënë në shënjestër Philippe Coutinho, me brazilianin i cili është në shitje, ose në huazim, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerin Coeman.
“Sport” shkruan se në këtë tratative mund të përfshihet Alessio Romagnoli i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit dhe nga trajneri i Barcelonës.
As Romagnoli nuk bën pjesë në planet e Milan, dyshja e qendrës është e blinduar me Kjaer dhe Tomori. Romagnoli shihet si një opsion në shtëpinë e Barcelonës në rast largimi të një prej Umtiti apo Lenglet.
Në pritje për të kuptuar se do të vijoj kjo tratativë, Milan ka zyrtarizuar rikthimin e Brahim Diaz.
Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Real Madrid për një huazim tjetër deri në qershor 2023. Diaz do të mbajë në Milano fanellën me numrin 10-të.
