TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personazhe të njohur të ekranit janë bërë pjesë e protestës së studentëve, disa duke qenë të pranishëm, të tjerë duke shpërndarë mesazhe ku bëjnë thirrje të mos dorëzohen. Një prej tyre është edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun Besa Kokëdhima e cila jep një mesazh të fortë me anë të një videoje në Instagram.
Të dashur studentë dëshiroj t’ju përgëzoj, t’ju falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time më të thellë për atë që ju keni bërë. Ju kam ndjekur dhe më keni emocionuar jashtëzakonisht. Më keni mbushur me krenari. Keni rizgjuar shpresën e një kombi të tërë. Ndjej se më në fund edhe në shqiptarët e kemi një zë, edhe ne ekzistojmë. Keni dëshmuar vlera të jashtëzakonshme, vlera për të cilat vendi ynë ka nevojë sot më shumë se sa kurrë. Mos u përçani, mos u zmbrapsni, ju do e fitoni betejën në emrin tuaj, të familjeve tuaja dhe të të gjithë shqiptarëve. Mos u largoni, mos u largoni nga Shqipëria, largoni ata që ju pengojnë të jetoni. Zemra ime është me ju!”, shprehet Besa Kokëdhima.