TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë në Evropë që prej fillimi të pandemisë, Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavirus në 24 orët e fundit.
52,010 raste pozitive u raportuan nga autoritetet shëndetësore. Kjo është hera e parë që numri i rasteve me Covid-19 në Evropë kalon mbi 50 mijë brenda ditës.
Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat
Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.