TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër bëri dje xhiron në rrjet.
Si një nga çiftet me më shumë vëmendje në Shqipëri, gjithçka rreth jetës së tyre përbën lajm, por këtë herë rezulton të jetë i pavërtetë.
Çiljeta ka folur sot për revistawho.com duke u shprehur se nuk ka ende një lajm për të ndarë.
“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju , siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, – thotë bukuroshja e skenës, e cila mësojmë se aktualisht po punon për një projekt të ri muzikor.
Çiljeta dhe Albani jetojnë prej më shumë se 4 vitesh një histori të bukur dashurie.