LIFESTYLE, 28 Dhjetor 2017, 10:42

Mes shampanjave, avionëve e luksit, kush është Blerti, pasaniku shqiptar që jeton si në përrallë

Mes shampanjave, avionëve e luksit, kush është Blerti, pasaniku

Vajza, nëse nuk e keni ende follow në Instagram, bëni mirë të nxitoni dhe ta shtoni.

Ai mund të mos jetë princi i ëndrrave tuaja, ama mund të shikohet si një guidë shumë e mirë turistike në rast se keni dëshirë të shkoni në ndonjë vend luksi.

Blerti është një i ri nga Shqipëria, i cili jeton mes luksit dhe udhëtimeve të pafundme në çdo cep të botës.

Nëse hidhni në sy në Instagramin e tij, i riu sëfundmi ndodhet në Tokio, ku po kalon një eksperiencë të paparë dhe nuk kursehet të ndajë pamjet me gjithë ndjekësit e ndjekëset e tij.

Rreth një javë më parë Blerti pushoi në Maldive, gjatë kohës që të gjithë ne po ngrinim së ftohti.

Jeta e tij endet mes vendeve më të bukura të Europës, ndërsa ushqimet dhe pijet, mund të kuptohet se janë nga më të mirat.

Vlen të përmendet shoqëria e tij me Angela Martinin, bukuroshen e pasarelave, e cila nuk lë rast pa i komentuar.

Kuriozë jemi të dimë, a është Blerti në një marrëdhënie, apo ende single?

JOQ

[gallery columns="1" ids="46892,46893,46894,46895,46896,46897,46899,46900,46901,46902,46903,46904,46905,46906,46907,46908,46909,46910,46911,46912,46913,46914"]