LIFESTYLE, 2 Prill 2020, 23:59

Robert Berisha në pritje të testit të Covid-19 që të dalë nga karantina: Ishalla del negativ, se kështu jam…


Këngëtari i njohur, Robert Berisha që prej dy javësh është në karantinë, në një konvikt në  Prishtinë, pasi ai u kthye nga një udhëtim që kishte bërë në Amerikë. Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka njoftuar se nesër pret që të dalë nga karantina, nëse testi i Covid-19, i rezulton negativ.

Ndërkohë këngëtari ka bërë të ditur se ai ndihet mjaft mirë përsa i përket gjendjes shëndetësore, dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë izolimit.

“Nesër testin, ishalla negativ, se kështu boll pozitiv jam”- ka shkruar këngëtari sipër fotos së tij.

Roberti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ka postuar foto dhe ka hyrë edhe live në ‘Instagram”