TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo të rralla janë rastet, kur Vera ndan me ndjekësit fotografi nga arkiva, duke treguar imazhe të saj dhe familjes në të kaluarën. Së fundmi, nëna e këngëtares ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në adoleshencën e vajzave të saj: Ritës dhe Elenës. “Unë ju kam kapur duart për pak por do ju mbaj zemrën përgjithmonë”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, në imazhin në fjalë, vajzat duken shumë të lumtura gjersa pozojnë pranë nënës së tyre, teksa Rita vërehet lehtësisht nga tiparet e fytyrës sepse me kalimin e viteve nuk ka ndryshuar aq shumë.View this post on Instagram
Rita ndërkohë po vazhdon promovimin e albumit të saj “Pheonix”, gjersa në mars do të nisë turin e saj të koncerteve me të njëjtin emër, duke e nisur nga Australia, për të vazhduar me Azinë dhe Evropën.