LIFESTYLE, 12 Qershor 2018, 12:07

Foto/ Surprizë për të gjithë: Bashkëshortja “i ngjit” fiksimin e saj Shkëlzen Berishës , ja se çfarë bën ai

Blogerja Armina Mevlani ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft të ëmbël të saj me partnerin Shkëlzen Berisha.

Kjo foto është realizuar në ditëlindjen e fundit të Mevlanit,e cila është bërë pak ditë më parë.

Megjithatë përveç fotos Armina ka lajmëruar se një përdorues i ri i është Instagramit dhe ai është pikërisht Shkëlzeni, djali i ish-kryeministrit Berisha.

Në profilin e tij shohim se dominojnë foto me Arminën, por gjithashtu ka imazhe me fëmijët e tij apo të ëmën zonjën Liri Berisha.