LIFESTYLE, 11 Qershor 2018, 22:01

Të ftuarit nuk kursehen për Jona Spahiun, e mbulojnë me para në ditën e dasmës

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e “Pa Filter” Jona Spahiu, i ka dhënë fund beqarisë së saj.Ndonëse ajo donte që ceremonia martesore të mbetej intime dhe larg syve të medias dhe publikut, nuk ndodhi kështu.

Jona Spahiu u “tradhtua” nga disa prej miqve të saj më të mirë, të cilët publikuan momente nga dasma e saj.

Një nga detajet që na kapi syrin është pista e mbushur plot me lekë.

Ilda Bejleri ka nxjerrë disa momente nga dasma, ku duket se miqtë nuk janë kursyer aspak, përkundrazi i kanë “fluturuar” lekët për kolegen e tyre.