LIFESTYLE, 11 Qershor 2018, 13:45

Beyonce dhe Jay Z “çmenden”, publikojnë foto ku janë lakuriq në shtrat

Një nga çiftet më të njohura në botë, këngëtarët Beyonce dhe Jay Z, ishin kryefjala e mediave rozë ku përflitej se ata ishin në krizë. Zërat u shuan pasi çifti u rimartua me një ceremoni të dytë martesore dhe një javë më parë kanë filluar turin e tyre të titulluar “OTR II”.

Ndryshe nga turet e tjera çifti ka zgjedhur që të publikojë foto ku janë bashkë, të papublikuara më parë, nëpërmjet këtyre ata treguan edhe për ceremoninë e dytë martesore që kishin bërë pas ardhjes në jetë të binjakeve.

Por këto nuk kanë qenë gjithçka që çifti ka patur për të treguar, Beyonce dhe Jay kanë çmendur rrjetin me disa foto intime që kanë publikuar. Dyshja shfaqet tërësisht lakuriq duke u përqafuar të shtrirë në shtrat.