TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jonida Shehu ka braktisur ekranin që prej largimit të saj nga televizioni “Top Channel”, mirëpo jo prezantimin. Moderatorja shqiptare ka prezantuar për disa netë me rradhë, eventin e bukurisë “Miss Shqipëria 2018”, ku mbrëmjen e djeshme ishte bukuroshja Alba Bajrami që fitoi kurorën.
https://www.instagram.com/p/Bj4ypWzgQYy/?taken-by=jonida.shehu
Mirëpo mëngjesin e sotëm Jonida ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të shkëputur nga fëmijëria e saj dhe në përshkrimin e fotos na tregon se feston sot ditëlindjen.
https://www.instagram.com/p/Bj6fsTqgf1I/?taken-by=jonida.shehu
“Duke u rritur përditë. Këtu 1 vjeç, sot kanë kaluar 35. Gëzuar ditëlindjen vajzë e vogël,” – shkruan moderatorja në foton e publikuar.
Prej disa ditësh ishte publikuar lajmi se moderatorja në sezonin e ri do të shfaqej në ekranin e televizionit “Klan” për emisionin e ri të paradites që pritet të nisë në shtator, mirëpo sipas “Xing.al” ky emision i është besuar ish-banores së Big Brother Alba Çobaj.