LIFESTYLE, 28 Nëntor 2020, 13:24

FOTO/ Renato Mekolli i propozon për martesë partneres

Prej disa kohësh, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Mirëpo, nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, madje as portretin e saj.

Mëngjesin e sotëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me fansat. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni.

Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë.

Në këtë mënyrë, për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.