LIFESTYLE, 19 Maj 2019, 13:50

FOTO/ Majlinda Bregu feston ditëlindjen, urimi i Kejdës: Të dua gjithmonë!


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është një ndër personazhet që shpesh herë komentohet në media.

Por, sot ajo ka ditëlindjen dhe kjo është bërë publike nga vajza e saj, e cila i ka dedikuar një urim special përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vajza e Majlindës ka postuar momentet e bukura kur e ëma ka fikur qirinjtë.

“Gëzuar ditëlindje mama. Të dua gjithmonë”, ka shkruar Kejda, teksa ka postuar një foto krah të ëmës. Ajo e ka festuar ditëlindjen së bashku me familjen dhe miqtë në një festë, të cilën ia kanë organizuar familja dhe miqtë e saj.