TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Eurosong në Izrael nuk mungoi edhe një performancë e divës së muzikës, Madonna-s. Ajo këndoi “Like A Prayer” dhe këngën “Future” me Quavo. Por mediat e Izraelit raportuan se vokali i këngëtares kishte shumë “pasaktësi” dhe u tha se këngëtarja këndoi në playback.(lexo këtu)
Menjëherë kanë filluar edhe komentet nga artistët shqiptarë për performancën e këngëtares së famshme. Elton Deda shprehet se i vjen turp për performancën e Madonnës.
“Eh moj Madona. Stonaturë ke qenë e re, stonaturë kur u poqe, stonaturë kur u plake. O nënë o nënë, po pse kaq amatore je? Ueee sa turp me vjen tani.”, shkruan Elton Deda në Facebook.
Por ka ndërhyrë Aleksandër Gjoka, i cili shprehet se mund t’i ketë rrëshqitur zëri në një moment por sipas tij këngët Madonna i ka shumë të bukura.
“Ka shume këngëtarë me emër që edhe u ka rrëshkitur një moment zëri duke pasur edhe turet e gjata nëpër bote ose në disa këngë qe mund t’i kenë ulur tonalitetin dhe është normale..por përsa i përket Madonës këngët i ka shume te bukura t’i dëgjosh por live me aq sa e kam parë vlen për të dëshiruar vokalisht..sipas mendimit tim..”, shprehet ai.
