TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një performancë e fuqishme në skenën e Eurovision 2019 ishte edhe dueti i këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Ajo bëri një paraqitje të veçantë, me një veshje ndryshe, punuar me detaje rrjete dhe yje që mbulonin vetëm pjesët intime, duke mos i lënë vend imagjinatës.
Por, përveç prezantimit të saj dinjitoz, ajo që ra në sy ishte dhe një fakt mbi origjinën e saj, i shkruar në ekranin e Tel Aviv.
Sipas ‘MyHaritage’ që është një kompani që realizon testin e ADN-së për të zbuluar origjinën, rrënjët familjare, Eleni ka rezultuar 68.9 % me origjinë nga Greqia dhe nga Italia e Jugut.
“Fakt familjar nga Eurovision. Rezultatet nga ‘My haritage’ të Eleni tregojnë se ajo është 68.9 % nga Greqia dhe Italia e Jugut.”- është shkruar në ekranin e Eurovision 2019 gjatë performancës së këngëtares që përfaqëson Qipron.