TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të mirë dhe më të dashur për publikun. Por për vite me rradhë, i dedikuar pas moderimit, Arditi ka lënë pas dore muzikën, dashurinë e tij të parë.
Por një postim i tij i fundit në Instagram i ka intriguar fansat dhe është krijuar përshtypja se Arditi po punon për një këngë të re.
Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet në studio dhe shkruan: “Ai momenti kur je në dimension tjetër…”.
Nuk dihet nëse kjo është një foto për nostalgji, apo nëse Arditi po e mendon vërtet një rikthim në muzikë me një material të ri muzikor, por Bes Kallaku nuk mund të mos linte ndonjë nga ato batutat e tij.
“Ai momenti kur kujtohesh se ke harruar dushin në prizë”, shkruan Bes Kallaku duke shtuar edhe disa emoji me lot.