LIFESTYLE, 6 Nëntor 2018, 09:39

Ministri ndahet nga e dashurua, ajo i poston foton intime dhe një mesazh, që ta shikojnë të gjithë

Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, i cili njëkohësisht mban edhe postin e Ministrit të Brendshëm, është ndarë nga partnerja e tij, Elisa Isoardi.

Ka qenë vetë prezantuesja që ka konfirmuar lajmin, përmes rrjetetve sociale.

“Nuk është ajo që dhamë që më mungon, por ajo që duhet të kishim dhënë akoma. Gio Evan. Me respekt të madh për dashurinë e vërtetë që ka ekzistuar. Faleminderit Matteo”, shkruan ish-i i ministrit në një postim publik në Instagram, duke ndarë me fansat edhe një foto intime nga shtrati, me ish-partnerin.