LIFESTYLE, 6 Nëntor 2018, 18:05

Habit këngëtarja e njohur: Nuk dua të rri me njerezit e bardhë, janë të neveritshëm

Këngëtarja e famshme irlandeze, Sinead O'Connor ka shkaktuar zemërim në Twitter duke pretenduar se nuk dëshiron të jetë më pranë "njerëzve të bardhë të neveritshëm" pasi u konvertua në fenë Islame.

Këngëtarja irlandeze, e cila tani i referohet vetes si Shuhada 'Davitt, kërkoi falje për postimin e saj racist', por tha:' Unë kurrë nuk dëshiroj të kaloj më kohë me njerëz të bardhë '.

Ajo i quajti 'njerëz të bardhë' ose 'jo-muslimanë' të neveritshëm, përpara se të shtonte: 'interesante për të parë nëse Twitter do e ndalonte këtë postim'.

51-vjeçarja, e cila ka luftuar me shëndetin e saj mendor gjatë viteve, është përballur me një reagim të ashpër nga muslimanët dhe jo-muslimanët.

Një person ju përgjigj: 'Me këtë arsyetim je dhe ti e neveritshme, sepse dhe ti je e bardhë'. /TPZ.AL/