TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një çift guximtarësh u ngjitën një skajin e një shkëmbi mbi 1500 metra të lartë në Turqi për të shkrepur foton perfekte.
Mustafa Tor dhe bashkëshortja e tij Berrin dukeshin të relaksuar teksa qëndronin në skajin e shkëmbit tmerrësisht të rrezikshëm. Gabimi më i vogël në lëvizje mund të rezultojë fatal në këto raste.
Tor dhe gruaja e tij kaluan secili me radhë në Gülek Keep pranë Mersin-it në Turqinë jugore, dhe i bënë foto njëri tjetrin ndërsa sodisnin pamjen që kishin përballë.
62-vjeçari e pranoi se ishte shumë e frikshme të ndjente këmbët e tij t’i vareshin nga shkëmbi i lartë, por shtoi gjithashtu se gjithçka ja vlejti pasi pamja e perëndimit përpara tij ishte e mahnitshme.
Gülek Keep është një destinacion i njohur për banorët vendas dhe turistët të cilët shkojnë për të soditur pamjet panoramike si dhe për të shkrepur ndonjë selfie unike.
