AKTUALITET, 11 Janar 2020, 11:15

FOTO/ Këta janë tre të rinjtë që vranë dhe hodhën në rezervuar Drita Saliaj


Sot kanë dalë para gjykatës tre të rinjtë që vranë dhe më pas hodhën në rezervuar trupin e Drita Saliajt.

Ngjarja që tronditi Mallakastrën ndodhi më 5 janar ndërsa trupi i lidhur i gruas u zbulua në rezervuar dy ditë më pas.

Luis Saliaj, Sindi Saliaj dhe Ervis Zotaj morën masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Ata kishin shkuar për të grabitur banesën.

Ervis Zotaj, 26 vjeç përpara gjyqtarit nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin: "Nuk kam qenë pjese e ngjarjes. Nuk kam marre pjesë" mësohet të jetë shprehur ai.

Ndërkohë Luis Saliaj 16 vjeç dhe Sindi Shehaj 16 vjeç janë shprehur se i përmbahen deklaratave që kanë dhënë në polici.

Dy adoleshentët do t'i kalojnë Gjykatës së Vlorës pasi janë minoren.