AKTUALITET, 11 Janar 2020, 11:01

Tirana zbret sot në fushë, provon forcën ndaj skuadrës hungareze


Pas humbjes në miqësoren e parë kundër Alaniasporit, Tirana do të zbresë sot në fushë sërish për të provuar forcën kundër një ekipi hungarez.

Përballë bardhebluve do të jetë ekipi i Mezokovesd Zorit, skuadër që militon në ligën e parë hungareze dhe e sheh veten aktualisht në vendin e tretë në klasifikim.

Rivali i sotëm i Tiranës, është një ekip relativisht i fortë që po bën shumë mirë në kampionat, aty ku pas 16 javësh numëron 28 pikë dhe ka vetëm 6 më pak se Ferencvaroshi i vendit të parë. në këtë test miqësor, trajneri Egbo do të ketë mundësinë të provojë të tjerë futbollistë dhe mund të ndryshojë nga ndeshja e fundit ndaj Alaniasporit.

Bardheblutë e mbyllin fazën përgatitore në Antalia me një tjetër ndeshje miqësore pas pak ditësh, aty ku përballë do të kenë Korona Kielces, ekip polak.

13:00 Mezokovesd – Tirana