TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari dhe kantautori i mirënjohur Flori Mumajesi është një ndër emrat e muzikës shqiptare që pëlqehet dhe komentohet shumë për muzikën që ai bën.
Së fundmi ka publikuar edhe këngën e tij më të re “Thjesht të du”, këngë të cilën e konfirmoi se e kishte kënduar kohë më parë në një dasmë ndërsa tani e ka publikuar të plotë për publikun.
Kënga e tij ka thyer rekordet e klikimeve, pasi të gjithë të rinjtë gjejnë veten në tekstet dhe melodinë e krijuar nga ai.
Përpos suportit të fansave dhe kolegëve të tij këngëtar, ka rënë në sy sëfundmi statusi i reperit të njohur Stresi për këngën e Florit: Ju kam thënë është ufo për muzikë, s’është njeri.
Koment ky u shkruar mbi një foto nga kënga e Florit në You Tube që deri më tani ka arritur 43 mijë klikime.
