LIFESTYLE, 11 Nëntor 2019, 11:59

FOTO/ Rikthehet me Kejsin? Stresi bën lëvizjen e radhës kërkon të ndryshojë gjithçka: Zgjatma dorën…


Këngëtari i mirënjohur dhe tepër i përfolur, Stresi prej muajsh tashmë është i ndarë nga partnerja e tij Kejsi. Edhe pse të dy tashmë kanë marrë drejtime të kundërta e po shohin jetën e tyre, nuk kanë lënë pas komentet thumbuese apo mesazhet e koduara ndaj njëri tjetrit.

Ndërkohë që Kejsi bën postime ironizuese për ish-in e saj e herë pas here duket se dëshiron të rikthehet me të, Stresi nga ana tjetër nuk ka mbetur pas duke publikuar foto apo video mjaft domethënëse.

Së fundmi Stresi ka postuar një fragment të këngës së Eneda Tarifës, me titull “Ma zgjat dorën” e krahas kësaj videoje Stresi shkruan disa rreshta: Kush je nuk do jesh, sepse koha dhe fati Do të të shndërrojnë në një tjetër. Ç’vlerë ka atëherë të ngulmosh për të qenë Çka nuk do jesh? Jotja është ç’je, jotja është ç’ke, e kujt Është çka si dikush tjetër do kesh???????? Ma Zgjat Doren.

Nga ky postim këngëtari përveç suportit që tregon për Enedën si këngëtare, ka lënë të kuptohet diçka më shumë edhe në lidhje me situatën ku ai dhe Kejsi ndodhen.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një rikthim mes Kejsit dhe Stresit.