TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e fundit në mediat rozë ka bërë bujë reagimi i sinqertë e njëkohësisht i ashpër, i kompozitores së njohur Diana Ziu, e cila tregoi se kënga e saj nuk u pranua në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, si dhe u fol për ‘pazare’ të bëra për këngët pjesëmarrëse, ku supozohet që artistja fituese të jetë vendosur që tani.
Sipas saj ajo që nuk ia ka pranuar këngën është regjisorja e shumë përfolur, Vera Grbocka, ose ‘shoqja Vera’ si siç i drejtohej ndryshe me ironi kompozitorja.
Ndërkohë edhe pse rrjeti e mediat zienin me lajme për Grabockën dhe moderatoren Alketa Vejsiu, duke qenë se të dyja po organizojnë këtë festival, asnjëra nga të dyja nuk doli me një reagim.
Megjithatë ditën e sotme përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje moderatorja Vejsiu.
Nuk ka folur pikërisht drejtuar kauzës që ngriti Diana Ziu por teksa u është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave ajo është shprehur se do të ketë me patjetër meritokraci.
Komentuesi: Të ketë meritokraci.
Alketa Vejsiu: Të siguroj për këtë.
Komentuesi: Presim të shikojmë korrektësi që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua.
Alketa Vejsiu: Patjetër, fitore me meritë.
Në një farë mënyre ky është një reagim që Alketa ka bërë kundër Ziut, në përgjigje të trasparencës që ka ky Festival.