TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej dy muajsh jeta private e aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është ndarë nga bashkëshorti.
E ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up" në Top Channel, Rudina e ka pranuar për herë të parë ndarjen.
Moderatorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti, Aleks janë në proces divorci dhe kanë hapur një padi që në qershor.
“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci.
Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi", është shprehur Rudina.
Rudina dhe Aleksa po ndahen pas tre vitesh martesë. Çifti ka një vajzë që quhet Viktoria.