LIFESTYLE, 19 Prill 2019, 01:34

Arbana poston foto, Eduart Grishaj nuk përmbahet, ja shpreh hapur dashurinë


Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka postuar një foto të përditshmërisë së saj veshur me xhinse dhe T-shirt të bardhë, por sytë na shkuan tek komenti romantik që regjisori Eduart Grishaj i ka lënë asaj.

Zërat përfolën për një lidhje mes Arbanës dhe Eduartit në ambjentet e Top Channel, ku të dy janë bashkëpunëtorë në projektin ‘Dua të të bëj të lumtur’, por asnjëri nuk e ka pranuar publikisht. Megjithatë komenti i Eduart Grishaj i vulosi të gjitha dyshimet.

“Mosss..Prandaj më paska ikur dielli nga Londra mua”,-shkruan Eduart Grishaj në foton e moderatores.

Por risjellim në vëmendje se në një foto të ngjashme edhe moderatorja e ka krahasuar me diellin, Eduartin.

“Prandaj paska dalë dielli në Londër”,-ka shkruar moderatorja para disa ditësh në një foto të publikuar nga regjisori.