LIFESTYLE, 22 Prill 2019, 11:31

FOTO/ Fjolla Morina bën dedikim prekës për ish-partnerin

FOTO/ Fjolla Morina bën dedikim prekës për ish-partnerin

Fjolla Morina është komentuar gjatë në media përsa i përket jetës së saj private. Dhe kohë më parë në media qarkulloi lajmi se ish partneri i saj kishte ndërruar jetë dhe këngëtarja herë pas herë e kujton me postime në rrjete sociale. Së fundmi nëpërmjet një postimi, këngëtarja e njohur ka zbuluar se do të sjell një këngë që do t’i dedikohet atij. Ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet e tëra e veshur me një fustan të zi dhe pranë fotos ka dhënë lajmin për fansat. "Asnjëherë nuk e dimë se si mund t’i humbasin njerëzit e dashur...Ndaj sa i kemi afër le t’i themi më shpesh që i duam shumë. Kënga e re së shpejti.”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke sqaruar se kjo këngë që titullohet 'Si ta pranoj' është dedikim.